Legjionarët / Mavrajt “i bie sysh” tek Ingolshtadti, thyen dorën në stërvitje

Share Button

AlbanianSport.com 16/01/2019 13:30

ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Mërgim Mavraj, pëson një tronditje të madhe në prag të startit të pjesës së dytë të sezonit në Bundesligën 2 të Gjermanisë. Kalimi me shumë bujë në radhët e skuadrës gjermane dhe natyrisht dimensioni mjaft pozitiv që mori nga vetë krerët e klubit dhe trajneri i skuadrës, duket se “morën më sysh” mbrojtësin kuqezi, i cili pësoi të martën një dëmtim të rëndë.

Mavraj u dëmtua në stërvitje dhe mjekët e nisën drejt spitalit për ekzaminime të mëtejshme sepse konstatuan një frakturë në dorë. Pas ekzaminimeve u vendos për ndërhyrje kirurgjikale, e cila u bë menjëherë dhe që kaloi me sukses. Por nuk dihet sa kohë do të mungojë mbrojtësi, madje vetë klubi gjerman vetëm ka dhënë lajmin për dëmtimin dhe kalimin me sukses të operacionit, por nuk ka saktësuar asnjë periudhë për kthimin e lojtarit në fushë.

Mavraj mbërritur në radhët e Ingolshtadtit në ditët e fundit të dhjetorit, pasi braktisi Arisin e Selanikut me një marrëveshje mirëkuptimi me klubin grek. Më herët ai ka pasur një eksperiencë të gjatë në shumë skuadra gjermane të ligës së parë e të dytë dhe ka krijuar profilin e një futbollisti të nivelit të lartë. Dëmtimi i fundit erdhi në momentin e gabuar për lojtarin, i cili kishte pritshmëri për t’u bërë kapiten i Ingolshtadtit.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh