AlbanianSport.com 31.01.2016 23:45
ASNN – Një lajm i mirë ka ardhur sot për Kombëtaren kuqezi dhe trajnerin Xhovani De Biazoo, pasi qendërmbrojtësi titullar, Mërgim Mavraj, ka luajtur 90 minuta, për herë të parë në tetë muaj, në sfidën kundër Volfsburgut, ku skuadra e tij, Këlni mori një barazim 1-1. Vendasit shënuan të parët me antë Drakslerit, i cili shfrytëzoi një harkim të Vieirinjas, pasi edhe më parë Mavraj dështoi të largonte me kokë.
Por, kur kishin kaluar vetëm tetë minuta nga goli i epërsisë, Volfsburgu pëson në të 75-n, me Modesten që shënon dhe barazon shifrat në 1-1, rezultat ky me të cilin do të mbyllet e gjithç ndeshja. Diferenca mes këtyre dy skuadrave vazhdon të jetë vetëm dy pikë, me Volfsburgut që mban vendin e 7-të, ndërsa Këlni atë të 9-tin.
Ndërkohë, Bajerni i Mynihut ka korru një fitore 2-0 përballë Hofenhaimit, duke mbajtur me 8 pikë largësinë me Borusian e Dortmundit të vendit të dytë. Sulmuesi më në formë, Robert Levandovski, ka qenë autor i të dy golave për bavarezët. Në pjesën e parë, polaku realizon atëherë kur luhej minuta e 32-të, ndërsa 32 minuta më pas, në të 64-ën, Levandovski vulos fitoren duke shënuar për 2-0.