AlbanianSport.com 14.01.2016 13:05
ASNN – 1860 Mynihu kërkon Mërgim Mavjraj në merkaton e janarit, por Këlni nuk do që mbrojtësi të largohet. Është skuadra e dytë e kryeqytetit bavarez, 1860 Mynihu, që kërkon Mërgim Mavraj.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat gjermane, ndërsa sipas tyre skuadra që luan në Bundesligën 2 është e interesuar të transferojë mbrojtësin shqiptar që tani, në merkaton e janarit.
Sidoqoftë, tratativat nuk do të jenë të lehta. Duke qëndruar sërish në atë që raportojnë mediat lokale, skuadra e Këlnit ku luan Mërgim Mavraj nuk do që futbollisti të largohet nga ekipi.
Megjithatë, transferimi te skuadra nga Mynihu mund të jetë një zgjidhje e mirë për mbrojtësin e Kombëtares kuqezi, i cili kërkon të luajë me vazhdimësi përpara finaleve të Euro 2016.