AlbanianSport.com 13.01.2017 12:05
ASNN – Jo më kot atij iu dha shansi për të kaluar në një klub të madh e historik si Hamburgu. Qendërmbrojtësi Mërgim Mavraj është ndër lojtarët më të votuar në sondazhin e hapur nga Bundesliga gjermane për të përzgjedhur qendërmbrojtësin më të mirë të fazës së parë.
Mbrojtësi kuqezi, që erdhi nga Këlni tek Hamburgu gjatë ditëve të para të merkato së janarit, renditet menjëherë pas Sokratisit të Borusias së Dortmundit, me 20 % të votave, po aq sa Humels. “Pas paraqitjes së mirë në Kampionatin Evropian, Mërgim Mavraj shkëlqen me fanellën e Këlnit”, – thuhet në përshkrimin i i bëhet futbollistit shqiptar.
“Ai nuk ka humbur asnjë minutë në Bundesligë deri më tani dhe vetëm 6 lojtarë të tjerë në total kanë bërë të njëjtën gjë”, – vijon më tej motivacioni për mbrojtësin e Kombëtares kuqezi.
Sipas statistikave, 30-vjeçari ka fituar 58 % të dueleve direkte me kundërshtarët, ndërsa ka bërë 87 % të pasave të sakta, duke u shndërruar në një element mjaft të rëndësishëm në sukseset e Këlnit në fazën e parë. Megjithatë, në këtë fazë të dytë të Bundesligës, ai do të luajë për ngjyrat e Hamburgut.