Legjionarët / Manaj, klubi i Sivasporit i mohoi Serinë A me “tekat” financiare

Share Button

AlbanianSport.com 08/02/2024 16:55

ASNN – Manaj-Salernitana, sa pranë, sa larg… Futbollisti kuqezi ishte pranë kalimit tek klubit të Serisë A në janar. Sulmuesi shqiptar, Rei Manaj, mund të ishte përforcimi në sulmin e Salernitanës në merkaton e janarit. Ka qenë vetë agjenti i futbollistit që ka zbuluar të vërtetën dhe duke folur për mediat italiane, ai ka theksuar se pritej vetëm miratimi i klubit turk të Sivasporit, që në momentin e fundit ka bërë një kërkesë të paarsyeshme, që më pas ka rrëzuar gjithçka.

Ishte shumë pranë, teksa shumica e punës ishte bërë dhe pritej vetëm miratimi i klubit turk, që në momentin e fundit ka bërë një kërkesë të paarsyeshme, që më pas ka rrëzuar gjithçka. Kështu, sulmuesi shqiptar, Rei Manaj, mund të ishte përforcimi në sulmin e Salernitanës në merkaton e janarit, gjë që, në anën tjetër, do ta kishte lënë Vajzmanin të lirë për kaluar tek Specia.

Ka qenë vetë agjenti i futbollistit Vinçenzo Pisakane, që ka zbuluar të vërtetën dhe duke folur për faqen e specializuar sportive italiane “TuttoMerkatoWeb”. “Ishte praktikisht një marrëveshje e mbyllur me Salernitanën”, – ka rrëfyer ai, duke folur shkurtimisht për median në fjalë. “Pastaj Sivaspor e pesëfishoi kërkesën fillestare dhe nuk mund të bëhej më asgjë”, – ka shtuar agjenti i futbollistit kuqezi.

Rei Manaj po kalon në Turqi sezonin më të mirë të karrierës së tij, teksa ka shënuar deri më tani 15 gola në 23 paraqitje për Sivasporin. Kjo paraqitje ka bërë që ai të rikthehet në radarët e Kombëtares kuqezi dhe e ka detyruar edhe trajnerin Silvinjo të udhëtojë drejt Turqisë për ta parë dhe për të biseduar nga afër me futbollistin, teksa i mban të hapura të gjitha mundësitë e tij për zgjedhje sa i përket skuadrës me të cilën do të paraqitet në “Euro 2024”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh