AlbanianSport.com 24.08.2015 08:45
ASNN – Interi ka korrur fitoren e parë në ndeshjen e parë të këtij sezoni të Serisë A kundër skuadrës së Atalantës, në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin “Meaca”. Zikaltërit fituan me rezultatin minimal prej 1-0, me golin e përforcimit të ri, Stevan Jovetiç, në minutën e 3-të shtesë të takimit.
Atalanta mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Karmona u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 71-të. Kjo ia lehtësoi më tepër punët skuadrës së Roberto Mançinit. Në këtë takim për Interin, u aktivizua edhe shqiptari, Rei Manaj, i cili u fut në fushë në minutën e 85-të.
Ai ka vijuar të ndëshkohet me karton të verdhë në minutën e 5-të të shtesës. Sulmuesi 18-vjeçar u aktivizua si zëvendësues nga trajneri Mançini, ndërsa shpreson që në të ardhmen të luajë më shumë. Manaj ishte pjesë e festës së çmendur të zikaltërve, ndërsa mbylli ndeshjen me një karton të verdhë, pas një ndërhyrjeje të rëndë në minutën e 95-të.