AlbanianSport.com 26.08.2015 07:55
ASNN – Kapiteni i skuadrës kombëtare të Shqipërisë, Lorik Cana, nuk ka qenë pjesë e Lacios në nisjen e kampionatit italian, por klubit nga Serie A po i vijnë oferta të ndryshme nga klube elitare evropiane.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Lacio ka marrë oferta konkrete për Canën nga klube gjermane, franceze dhe angleze. Sidomos ofertat e ardhura nga Premier Liga Angleze janë më bindëse.
Sipas mediave italiane, oferta e Sandërlendit është konkrete, pasi klubi anglez kërkon ta rikthejë Canën në gjirin e tij. Megjithatë, kapiteni kuqezi ka ende disa ditë kohë për të vendosur përfundimisht mbi të ardhmen e tij.
Lacio dëshiron largimin, pasi Cana ka rrogë të lartë, kështu që është e gatshme ta lerë të lirë. Për më tepër, futbollisti nuk është përfshirë as në listën e klubit roman për në Kupat e Evropës.