Legjionarët / Lokomotiva e Zagrebit shton shqiptarët, kërkon Sherif Kallakun

Share Button

AlbanianSport.com 28/05/2020 17:55

ASNN – Klubi kroat ka nisur bisedimet me Teutën, emisarët e tij priten së shpejti në Durrës. Sipas asaj që raportojnë mediat kroate, të cilat u referohen burimeve pranë Lokomotivës së Zagrebit, skuadra bardheblu është e interesuar për një tjetër talent të futbollit shqiptar. Raportohet se Lokomotiva është në bisedime me Teutën e Durrësit, për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit Kallaku, i cili, deri kohët e fundit ishte kapiteni i Shpresave të Shqipërisë, me fanellën e së cilës ka luajtur 14 ndeshje.

Duket se Lokomotiva e Zagrebit vazhdon të jetë e dashuruar me futbollistët shqiptarë dhe shënjestra më e fundit e klubit kroat është Sherif Kallaku. Sipas asaj që raportojnë mediat kroate, të cilau u referohen burimeve pranë klubit kryeqytetas, pas Indrit Tucit, Enis Çokajt, Jon Mersinajt, Eros Grezdës dhe Myrto Uzunit, skuadra bardheblu është e interesuar për një tjetër talent të futbollit shqiptar.

Sipas mediave kroate, zbuluesi i talenteve për Kosovën dhe Shqipërinë, Besnik Prenga, por edhe drejtori i akademisë së të rinjve të Lokomotivës, Jurica Çabraja, pritet të udhëtojnë drejt Shqipërisë, për të parë nga afër mesfushorin me tipare sulmuese, kur skuadra durrsake të rikthehet në fushën e blertë për rifillimin e kampionatit. Paskëtaj pritet edhe përmbyllja e bisedimeve me synim kalimin e futbollistit shqiptar në klubin kroat.

Lokomotiva e Zagrebit, por edhe klubet e tjera kroate, apo edhe ato sllovene, kanë qenë një trampolinë mjaft e mirë për futbollistët shqiptare drejt kampionateve më të madhe të kontinentit të vjetër, dhe janë të shumtë ata që më pas kaluar në klube më me emër, siç ka qenë ndër të tjera, rasti i Adrian Aliajt, Bekim Balës, Sokol Cikalleshit, Adrian Ismajlit, Amir Rrahmanit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh