AlbanianSport.com 19.12.2014 22:05
ASNN – Andi Lila është fituesi i derbit shqiptar në Superligën greke. Mesfushori shqiptar dhe skuadra e tij PAS Janina kanë mundur 3-0 PAOK-un, ku aktivizohet lojtari tjetër i kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe.
28-vjeçari shënoi golin e parë për ekipin e tij, duke i hapur rrugën fitores së thellë ndaj kryesuesve të kampionatit helen.
Përveç golit, Andi Lila ka bërë dhe një lojë të shkëlqyer mbrëmjen e të premtes duke marrë nota maksimale nga mediat greke, të cilat e kanë cilësuar si lojtari i ndeshjes.
Pas kësaj fitoreje, ekipi i Lilës ngjitet në vendin e 7-të më 23 pikë, ndërkohë që, pavarësisht humbjes me PAS Janinën, PAOK-u i Ergys Kaçes mbetet në vendin e parë me 31 pikë.