AlbanianSport.com 23.08.2015 07:55
ASNN – Ermir Lenjani ka shënuar në Ligën e Parë Franceze, duke i dhënë kështu fitoren ekipit të tij të ri, Nantës, dhe duke e mbajtur atë të dytën në renditje. Ishte në fakt një gol për të ringjallur karrierën. Ermir Lenjani ishte si në kohët e tij më të mira, në fitoren e Nantës ndaj Reimsit në Ligën e Parë Franceze.
Gëzimi i tij ishte tërësisht i ligjshëm. Pas problemeve të pakapërcyeshme tek Lila, lojtari i krahut i Kombëtares shqiptare mori një revansh personal duke shënuar rrjetën e vetme të takimit të javës së tretë. Realizimi erdhi në kohën më të përshtatshme, vetëm dy javë larg ndeshja e Shqipërisë në Danimarkë për Eliminatoret e Evropianit.
Ky gol i bëri punë jo vetëm Lenjanit, por edhe Nantës që ndodhet me po aq pikë sa vendi i dytë, Bastia, dhe vetëm dy pikë larg Paris SG që kryeson. Pasi shkëlqeu në Zvicër me St. Galenin, dhe pasi kaloi një gjysmë sezoni të trazuar në Renë, duket se Lenjani është përshtatur plotësisht me futbollin francez, ku tani do të synojë sa më shumë suksese me skuadrën e tij të re.