AlbanianSport.com 07/01/2018 16:45
ASNN – Ai ishte një nga lojtarët kryesorë të Kombëtares në fazën eliminatore të “Euro 2016”-ës dhe në fazën finale të atij Evropiani të Francës. Bëhet fjalë për Amir Abrashin, i cili vuante nga një dëmtim i rëndë që e la më shumë se 7 muaj jashtë fushave, që prej marsit të këtij viti.
Abrashi është rikthyer në stërvitje dhe lajmin e japin vetë mediat gjermane, që u referohen informacioneve të dala nga klubi i Abrashit në Bundesligë, Frajburgu. “Mesfshori i kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi i është bashkuar për herë të parë në stërvitje ekipit të Frajburgut”, – shkruan revista e njohur gjermane “Kicker”.
“28-vjeçari për shkak të lëndimit të gjurit i ka munguar Frajburgut që nga marsi i këtij viti. Pas lëndimit të gjurit, Amir Abrashi i është bashkuar për herë të parë ekipit në stërvitje. Ai mund të jetë pjesë e ekipit edhe për ndeshjen e fundjavës kundër Maincit”, – vijon në shkrimin e saj këtë të mërkurë gazeta e njohur gjermane.