AlbanianSport.com 28/02/2022 15:40
ASNN – Në Serie A, futbollistët shqiptarë janë tashmë të padiskutueshëm në formacionet e javës. Marash Kumbulla ofron mbrojtje të sigurt për ekipin e Romës, teksa në ndeshjen e djeshme ndaj Specias në fushën e kësaj të fundit, ka qenë një nga më të mirët në fushë. Mbrojtësi shqiptar është vlerësuar me notën 7.5 nga faqet e profilizuara sportive në Internet, teksa ka luajtur përgjatë 90 minutave në radhët e ekipit kryeqytetas.
Lacio u mposht me shifrat e ngushta 1-2 në shtëpi nga Napoli, e megjithatë, kuqezinjtë Strakosha e Hysaj vlerësohen pozitivisht nga nga faqet e profilizuara sportive në Internet. Gardiani shqiptar i portës u aktivizua për 90 minuta në këtë ndeshje, duke u vlerësuar me notën 7, ndërsa Hysaj hyri në lojë në minutën e 71-të e u vlerësua me notën 6.5.
Mjaft mirë bënë edhe 3 kuqezinjtë e Empolit, Ardian Ismajli, Nedim Bajrami e Kristjan Asllani, të cilët duket se kanë fituar besimin e trajnerit dhe nuk e diskutojnë vendin e tyre si titullarë në skuadrër. Minuta të plota për Ismajlin e Asllanin kishte rezervuar trajneri Andreacoli, me Ismajlin që ishte shtyllë e mbrojtjes, ndërsa dy mesfushorët u vlerësuan mjaft mirë nga faqet e profilizuara sportive në Internet, Asllani me notën 6.9 ndërsa Bajrami, i cili dol inga loja në minutën e 80-të, me notën 7.