AlbanianSport.com 20/03/2022 16:40
ASNN – Një tjetër lojtar kuqezi që ka bërë mjaft mirë këtë fundjavë ka qenë edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti, i cili luajti minuta të plota në radhët e Atalantës, në sfidën ndaj Bolonjës. Një ndeshje mjaft e mirë nga mbrojtësi shqiptar, i cili do të jetë pjesë e grumbullimit me Kombëtaren.
Në kampionatin italian tashmë flitet shumë edhe për shqiptarët, teksa në dy skuadra të nivelit më të lartë të tij, Serisë A, bie në sy aktivizimi i dysheve kuqezi. Kristjan Asllani nuk është më risi tek Empoli, teksa ka fituar vendin e titullarit dhe merr minuta të plota nën këmbë.
Por edhe Nedim Bajrami është kthyer në një lojtar të padiskutueshëm për skuadrën e Empolit. Edhe tek ekipi i Lacios, porta dhe mbrojtja flet shqip, me Tomas Strakoshën dhe Elseid Hysajn, teksa për këta dy të fundit e diela nuk ka qenë shumë pozitive, pasi u mundën në derbi nga Roma e Marash Kumbullës.