AlbanianSport.com 25/04/2020 18:40
ASNN – Ish-trajneri i Kombëtares, Xhovani De Biazi, e ka veçuar atë si një nga të papriturat e këndshme kuqezi të këtij sezoni të Serisë A dhe një lojtar që pritet të jetë vendimtar për Shqipërinë në të ardhmen. Natyrishëm, kjo ka bërë që Marash Kumbulla të ketë oferta të shumta. Mbrojtësi kuqezi ka bërë një sezon debutues të shkëlqyer te Verona në Serinë A dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha. Interi dhe Lacio e kërkonin me ngulm në Serinë A, me drejtorin lacial, Igli Tare, që e kërkonte me ngulm futbollistin kuqezi.
Sidoqoftë, duket se 19-vjeçari do të transferohet tek Interi dhe këtë gjë, e pretendon gazetari i njohur sportiv italian, Fabricio Romane. Në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Twitter”, Romano konfirmoi se Interi është skuadra favorite për firmën e futbollistit kuqezi, me Veronën që ka kërkuar 25 milionë Euro. Në rast se ky transferim do të konkretizohet, Kumbulla do të bëhej futbollisti shqiptar më i shtrenjtë i të gjitha kohërave. Qendërmbrojtësi kuqezi shihet si pasuesi ideal i Diego Godinit, që duket larg zikaltërve.
Për më tepër, në Itali e bëjnë fakt të kryer që Interi ka arritur akordin me Marash Kumbullën. Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. Edhe sipas “Sky Sport Italia” Interi është shumë pranë akordit me mbrojtësin e Kombëtares, Marash Kumbulla. Prej kohësh është përfolur për një interesim të zikaltërve, por tani palët duken më pranë se kurrë. Mësohet se Interi dhe Verona shumë pranë akordit final për transferimin e Kumbullës për shumën e 25 milionë Eurove. Shqiptari pritet të zërë vendin e Godinit, i cili do të largohet këtë verë.
Po kështu, Kumbulla pritet të plotësojë treshen e mbrojtjes zikaltër me De Vrajin dhe Shkrinjarin. Në rast se ky transferim do të konkretizohet, Kumbulla do të bëhej futbollisti shqiptar më i shtrenjtë i të gjitha kohërave. “Kumbulla është një tjetër lojtar që unë nuk e kisha në Kombëtare, por e ndiqja me Shpresat kuqezi, atëherë një djalosh shumë i ri, sepse bëhet fjalë për 4 vitet më parë, kur ishte një lojtar që po shkonte drejt formacionit bazë, – pati deklaruar dy ditë më parë De Biazi. – Sot ai është një nga lojtarët më interesantë të Serisë A dhe uroj që të piqet plotësisht dhe t’i japë një ndihmë të madhe Shqipërisë.”