Legjionarët / Kumbulla huazohet te Sasuolo, falënderon Romën për gjithçka

Share Button

AlbanianSport.com 02/02/2024 16:05

ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla është huazuar nga Roma te skuadra tjetër që militon në nivelit më të lartë të kampionatit të futbollit në Itali, Serinë A, tek Sasuolo. Me Romën, 23-vjeçari ka kontratë deri në qershor të vitit 2025, ndërsa te skuadra e Sasuolos do të ketë më shumë hapësirë për t’u paraqitur në qendër të mbrojtjes.

Më herët, ai e ka nisur karrierën tek skuadra e Hellas Veronës. Për shkak të një dëmtimi, Kumbulla nuk ka luajtur asnjë ndeshje në edicionin aktual të futbollit me Romën në Itali. Kurse me fanellën e Shqipërisë, qendërmbrojtësi ka luajtur 18 ndeshje. Dhe, ndonëse ai është gati për aventurën e re me Sasuolon, Marash Kumbulla nuk e harron Romën.

Në ditën e fundit të merkatos dimërore, Marash Kumbulla u largua nga Roma për t’u transferuar falë formulës së huazimit te Sassuolo. Pas 3 vitesh në kryeqytet, mbrojtësi i kombëtares shqiptare nis përvojën e 3-të në një klub të Serisë A teksa 23-vjeçari është shumë pranë rikthimit nga dëmtimi në gju që e mbajti jashtë fushave të lojës për një periudhë të gjatë. Pjesë e Sasuolos është edhe mesfushori kuqezi, Nedim Bajrami.

Në të njëjtën kohë, Kumbulla nuk harron të falënderojë Romën për të gjitha ndjesitë që i dhuroi duke qenë se me romanët fitoi trofeun e Ligës së Konferencës në finalen e Tiranës përballë Fejënordit. “Faleminderit për mënyrën se si më pritet dhe për emocionet që më dhuruat, – shkruan ai në rrjetet sociale. – E sigurt është se nuk do t’i harroj kurrë.”

“I uroj klubit dhe tifozëve të mrekullueshëm të skuadrës që ta mbyllin sezonin në mënyrën më të mirë, i uroj fat dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”, – shtoi Kumbulla. Ndërkohë, për mbrojtësin tashmë nisin muaj të rëndësishëm pasi i duhet të gjejë formën optimale, si dhe të shndërrohet në një titullar të Sasuolos për të luajtur më pas shanset për një grumbullim të mundshëm me Shqipërinë nga trajneri Silvinjo në “Euro 2024”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh