AlbanianSport.com 14/02/2019 23:05
ASNN – Kristal Abazaj bën premtimin e madh: Osijeku do të tregojë se Anderlehti ka gabuar me mua. Sulmuesi Kristal Abazaj kaloi zyrtarisht dy ditë më parë nga Anderlehti në radhët e Osijekut në kampionatin kroat. Ky kalim ishte në formë huazimi për një vit, me të drejtë blerjeje të kartonit nëse palët bien dakord. Abazaj po e sheh këtë kalim si një mundësi për karrierën e tij dhe ka deklaruar së fundmi se do të bëjë një punë të tillë me ekipin kroat.
Aq sa Anderlehti do të pendohet që e ka shitur dhe që ka gabuar me sjelljen e vet ndaj lojtarit shqiptar. “Osijeku këmbënguli shumë për një transferim tim, – shpreh Abazaj, – këtu dhe për këtë gjë dhe i falënderoj shumë se kanë shfaqur një besim jashtëzakonisht të madh te unë. Ata thoshin që ne kemi parë Abazajn kur ka qenë në Shqipëri dhe nuk është se e kemi parë shumë Abazajn te Anderlehti. Më mungon shumë të futem në fushën e lojës.”
“Jo se e mendoj se çfarë do të bëj te Osijek e pastaj të kthehem te Anderleht, absolutisht jo, – tha Abazaj për “A2”. – Jam te Osijek dhe dua t’ua shpërblej atyre dhe t’u them që nuk kanë gabuar në transferimin tim dhe t’i jap një sinjal Anderlehtit që ka gabuar me mosaktivizimin tim. Shpresoj që pak ndeshjeve me Osijek të arrij një kthim të mundshëm në Kombëtare pasi më mungon shumë. Sidoqoftë, është trajneri ai që e ka në dorë.”
“Këtu mund të arrij të marr minutat e munguara, mund të arrij të shfaq më të mirën time, atë që arrij të bëj më mirë”, – ka përfunduar sulmuesi shqiptar, Kristal Abazaj, duke folur nga Kroacia.