Legjionarët / Klaus Gjasula, drejt rekordit të ri për kartonët e verdhë në sezon

Share Button

AlbanianSport.com 28/05/2020 19:25

ASNN – “Një futbollist luftarak” merret shpesh si vlerësim në futboll. Por, sa luftarak duhet të një futbollist? Në fakt, ai për të cilin po flasim nuk e njeh aq shumë kompromisin kur është në fushë. Klaus Gjasula, mesfushori shqiptar i Paderbornit, po shkon drejt një rekordi, por një rekordi famëkeq, në Bundesligë, gjë që shpreh tiparin kryesor të lojës së tij, karakterin e fortë dhe luftarak.

Futbollisti i Kombëtares kuqezi mori kartonin e 15-të të verdhë të sezonit në kampionatin gjerman, në ndeshjen që skuadra e tij Paderborni e barazoi 0-0 në fushën e Augsburgut. Gjasula vendosi rekordin personal të të verdhëve në një edicion të Bundesligës, ndërsa loja e tij duket se është sipas parimit “topi kalon, por rivali jo”. “Futbollisti me helmetë” është shumë pranë rekordit absolut të Bundesliga, madje është vetëm 1 karton të verdhë larg.

Gjasula është barazuar me Stefan Efenbergun, i cili pati gjithashtu 15 të verdhë në sezonin 1998-1999. Në vend të parë mbetet polaku Tomash Hajto, me 16 të verdhë të marrë në të njëjtin sezon me ish-kapitenin e Bajernit të Mynihut. “Përshëndetje Klaus, ju u vërsulët si një raketë. Shpresoj që ta thyeni rekordin tim, që unë të kem paqe në veten time”, u shpreh për vetë Hajto për rrjetin “SKY”, ndërkohë që edhe mesfushori i kombëtares shqiptare ka folur në lidhje me faullin që i dha atij kartonin e verdhë.

Gjasula ndërhyri në këmbën e rivalit Niderlehner dhe faullin  e komentoi kështu: “Unë ndërhyra me vrull dhe e godita në bazamentin e këmbës, çfarë mund të them më shumë se kaq? Kështu e ka futbolli”. Pavarsisht kësaj, mesfushori shqiptar njihet edhe si një nga lojtarët më luftarakë të kampionatit dhe si një nga 7 lojtarët që vrapojnë më shumë në Bundesligë. Po ashtu, ai është një nga kapitenët e Paderbornit, dhe madje ka arritur të shënojë dy gola për skuadrën e tij modeste.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh