AlbanianSport.com 26.12.2014 07:55
ASNN – Kontingjentit të futbollistëve shqiptarë në Bundesligën gjermane pritet t’i shtohet gjatë janarit edhe një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për Andi Lilën, i cili pritet të largohet nga PAS Janina. Sipas të gjitha gjasave, mesfushori i Kombëtares shqiptare do ta vazhdojë karrierën në Gjermani, ku për të ka shfaqur skuadra e Këlnit.
Fundi i vitit dhe mbyllja e veprimtarive futbollistike i hapin rrugën nisjes së periudhës dimërore të shitblerjeve të lojtarëve, ku shpesh e gjejnë veten edhe futbollistët shqiptarë. Një prej tyre është edhe Andi Lila, i cili pritet të largohet nga PAS Janina. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka gjasa që karrierën ta vazhdojë në Gjermani.
Kështu, janari do ta gjejë Andi Lilën me një skuadër të re dhe, me shumë gjasa futbollisti i Kombëtares shqiptare nuk do të jetë më pjesë e ekipit grek të PAS Janinës, në vitin 2015. Destinacioni i ri i Andi Lilës në “tregun” e shitblerjeve dimërore të futbollistëve mund të jetë Gjermania dhe pse nuk përjashtohet dhe ndonjë tjetër mundësi.
Më konkretisht, interesim për Lilën ka shfaqur skuadra e Këlnit, ku aktivizohet edhe mbrojtësi kosovar i Kombëtares, Mërgim Mavraj. Andi Lila ka luajtur te PAS Janina që prej vitit 2011 dhe është aktivizuar në 89 ndeshje, duke shënuar dhe 6 gola, ku 3 prej të cilëve kanë ardhur pikërisht ndaj ekipit të Selanikut, PAOK-ut, dhe më i fundit ishte ai i shënuar më 18 dhjetor.