AlbanianSport.com 07.12.2016 08:45
ASNN – Jahmir Hyka është kthyer në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës. Mesfushori i Lucernës ishte vendimtar, pasi shënoi 2 gola në fitoren 3-0 me Vaduzin, duke siguruar fitoren.
Gazeta “Blick” vlerësoi paraqitjen e 28-vjeçarit, i cili u rikthye te goli pas 4 muajsh dhe tani është në kuotën e 5 golave. Jahmir Hyka po luan sezonin e 6-të me Lucernë që edhe këtë sezon synon pjesëmarrjen në Kupat e Evropës.
Kjo pasi titulli duket se edhe këtë sezon do të jetë i Bazelit, që kryeson i shkëputur. Në përbërjen e ekipit të javës së 17-të të kampionatit zviceran është edhe Albian Ajeti, vëllai i Arlind Ajetit.
Sulmuesi 19-vjeçar i St. Galen realizoi golat në fitoren 2-1 me përmbysje me Sionin. Ai ende nuk ka vendosur për përfaqësuesen që do të zgjedhë, ndërsa nga Zvicra e Nën-21-vjeçarëve nuk grumbullohet prej një viti.