AlbanianSport.com 11.12.2016 07:05
ASNN – Nuk mungon goli për shtatshkurtrin e talentuar të Kombëtares kuqezi, kryeqytetasin Jahmir Hyka.
Ai shënoi edhe këtë javë në kampionatin zviceran. Mesfushori i Lucernës realizoi të vetmin gol për ekipin e tij në humbjen 1-3 me Sionin.
Hyka hyri në fushë si zëvendësues gjatë pjesës së dytë duke justifikuar besimin e trajnerit, por goli i tij shërbeu vetëm për statistikë.
Futbollisti i Kombëtares është në kuotën e 6 golave këtë sezon me Lucernën, një rekord personal për të në Superligën e Zvicrës.