AlbanianSport.com 08.01.2017 08:50
ASNN – Ka shkaktuar një autogol, por skuadra e tij nuk e ka lënë në baltë, teksa e ka kapërcyer këtë episod, duke korrur një fitore. E përditshmja sportive italiane, “Corriere dello Sport” e vlerëson si të pafat Elseid Hysajn në momentin e autogolit në takimin me Sampdoria.
Por ajo nuk harron të përmendë faktin se shpëtoi portën e Napolit nga një gol i sigurt në pjesën e dytë. Shqiptari pengoi goditjen e Shikut drejt portës, që mund të kishte mbyllur takimin. Madje, e përditshmja sportive në fjalë e vlerëson me notën 6 paraqitjen e shkodranit.
Hysaj u tregoi një lojë të mirë pas pushimit, duke qenë një ndihmë për mbrojtjen dhe sulmin. Sportmediaset e vlerëson me 6,5, ndërsa “Gazzetta dello Sport” me 5,5. Elseid Hysaj vinte në këtë takim pas një gjendje gripale që me sa duket ndikoi në paraqitjen e tij.
Sidoqoftë, në fund gjithsesi goli i Tonelit i la vend festës për Napoli që ndodhet përsëri mes ekipeve kryesues.