AlbanianSport.com 28.09.2016 10:40
ASNN – Elseid Hysaj ka rinovuar kontratën me Napolin deri në vitin 2020. Nga kjo marrëveshje futbollisti shqiptar do të përfitojë 1.8 milionë euro në vit, që do të thotë se rroga e tij është trefishuar.
Në kontratë nuk mungon edhe kushti anti-Juventus, në mënyrë që të mos përsëritet rasti i Gonzalo Higuainit, i cili e zemëroi shumë presidentin e klubit napolitan, De Laurentis.
Një tjetër kusht në kontratë është edhe ajo e shitjes së futbollistit jashtë Italisë, kur është fiksuar shifra prej 55 milionë euro.