AlbanianSport.com 26.01.2015 13:55
ASNN – Mesfushori kosovar me tipare sulmuese, Herolind Shala është bërë futbollisti me pagën më të madhe në skuadrën çeke, Sparta e Pragës. Kështu shkruan e përditshmja kosovare, “Koha Ditore”, e cila i referohet medias çeke në Internet, “isport.blesk.cz”.
Ai ka pagë mujore prej 14 mijë eurosh që në monedhën vendase, “korunën e Republikës Çeke, i bie rreth 400 mijë. “Në këtë moment, Shala është futbollisti me pagën më të madhe mujore”, “, ka thënë një burim i afërt me klubin për faqen çeke në Internet.
“Ai merr afërsisht 400,000 koruna”, – ka shtuar burimi në fjalë. 22-vjeçari Shala u transferua javë më parë nga skuadra norvegjeze, Od Grenland te Sparta e Pragës. Me klubin elitar të Republikës Çeka, ai ka një kontratë deri në qershor të vitit 2018.
Kosovari Shala është bërë së fundmi edhe kontingjent i Kombëtares së Shqipërisë. Ditë më parë, Shala debutoi për ekipin e Spartës së Pragës, ku edhe mbajti shiritin e kapitenit.