AlbanianSport.com 01.06.2015 22:35
ASNN – Futbollisti i Kombëtares kuqezi, Hamdi Salihi, duket se do ta vazhdojë aventurën e tij në kampionatin izraelit të futbollit dhe pikërisht tek njëri prej klubeve më të njohura, Hapoeli i Tel Avivit.
Sulmuesi shqiptar është i lirë, për momentin nuk ka menaxher dhe kjo për klubin izraelit është një gjë e mirë, pasi nuk do të ketë shpenzime ekstra. Sipas asaj që raportojnë mediat izraelit, futbollisti shkodran pritet të përfitojë 180 mijë euro neto në sezon, në një klub ku buxheti vetëm për pagesat e lojtarëve shkon në 14 milionë euro.
Po sipas mediave vendase, marrëveshja midis shqiptarit dhe klubit izraelit pritet të finalizohet brenda këtyre ditëve. Ky do të jetë sezoni i tretë i Salihit në Izrael, pasi ka luajtur më parë për Hapoelin e Akres dhe më pas për Hapoelin e Haifas.
Në karrierën e tij, Hamdi Salihi ka veshur fanellën e 9 klubeve, dy prej tyre në Shqipëri, Vllazninë dhe Tiranën, si dhe shtatë jashtë vendit, e më konkretisht në Greqi, Austri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës Kinë, dhe, së fundi, në Izrael.