Legjionarët / Grekët, apel PAOK-ut të Selanikut që ta mbajë Kaçen

Share Button

Ergys-Kace

Adriatik Balla 04.07.2015 12:45

Mesfushori i përfaqësueses kuqezi, Ergys Kaçe, këshillohet nga opinionistët dhe specialistët të ndryshëm të futbollit grek që të mos largohet nga klubi i PAOK-ut të Selanikut, pasi aty ai jo vetëm ka gjetur vetveten, por mund të marrë më shumë nga karriera e tij, sepse luan në një kampionat të fortë dhe, për më tepër, luan si titullar i padiskutuar.

Faqja e specializuar “Paok365.net”, e dedikuar tërësisht ecurisë së klubit bardhezi, u rekomandon drejtuesve më të lartë të skuadrës nga Selaniku të mos heqin dorë nga mesfushori shqiptar, Ergys Kaçe. Pavarësisht sirenave turke që vijnë konkretisht nga Trabzbonspori, Kaçe mbetet një nga lojtarët kryesorë të PAOK-ut dhe ecuria e tij gjatë sezonit të fundit ka bërë që konkurrenca për ta larguar nga qyteti i Greqisë veriore të jetë e madhe.

22-vjeçarin nga Korça e lidh një kontratë deri në vitin 2017 me ekipin bardhezi, por Trabzonspor nuk dorëzohet duke kërkuar me çdo kusht shërbimet e tij për të ndërtuar një skuadër pretendente për sezonin e ardhshëm. Sipas faqes “Paok365.net”, klubi dëshiron ta shtyjë përtej vitit 2017 kontratën për të rritur sa më shumë çmimin e largimit të lojtarit që aktualisht shkon deri në 4 milionë Euro.

“Kaçe është një nga lojtarët më premtues të Evropës dhe këtë e ka treguar gjatë ndeshjeve me PAOK-un dhe Kombëtaren e Shqipërisë, – shkruan faqja e specializuar në fjalë. – Ky fakt ka ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdhenj prandaj PAOK mund të përfitojë shumë nga shitja e mundshme e mesfushorit dhe nuk duhet të kënaqet thjesht me 4 milionë.”

“Kaçe është vetëm 22-vjeç por mbetet një nga lojtarët më të mirë të grupit aktual. Klubi ka deklaruar shpesh herë se nuk ka asnjë plan për shitjen e tij, prandaj aktualisht nuk duhet të dyshojë askush te ky premtim”, – thekson “Paok365.net”, faqja e specializuar që tenton të qetësojë tifozët e PAOK-ut, për të cilët Ergys Kaçe është kthyer tashmë në një idhull.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh