Legjionarët / Gjimshiti i pafat, dëmtimi i mohon ndeshjen me Milanin

Share Button

AlbanianSport.com 15/02/2019 11:40

ASNN – Këtë fundjavë Atalanta do të përballet me Milanin në një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit, pasi të dyja skuadrat synojnë zonën e Kupave të Evropës. Por në këtë ndeshje për Atalantën do të mungojë një nga mbrojtësit më me peshë në qendër të mbrojtjes, shqiptari Berat Gjimshiti. Sipas mediave italiane, mbrojtësi me origjinë nga Kosova ka pësuar një dëmtim të lehtë dhe është stërvitur në mënyrë të diferencuar nga grupi.

Në fakt, lojtari ka shprehur dëshirën të jetë në fushë dhe gjithmonë sipas mediave italiane përballja me Milanin e tundon jashtë mase. Por ka qenë trajneri Xhanpiero Gasperini që ka këshilluar që ai të mos rrezikojë më tej dhe të pushojë këtë javë, në mënyrë që të jetë gati për sfidat e ardhshme në kampionat e kupë nuk bëhet fjalë për detaje rreth dëmtimit, por nën zë flitet për një tërheqje të lehtë që i jep mbrojtësit shqetësime.

Gjimshiti është shndërruar këtë edicion në një nga lojtarët më me peshë të Atalantës dhe në 8 takimet e fundit është aktivizuar 6 herë titullar, duke pasur madje peshë në rezultatet e ekipit, sidomos në çerekfinalen e Kupës së Italisë përballë Juventusit, kur bllokoi në mënyrë efikase portugezin Kristiano Ronaldo. Forma e tij e mirë është shenjë e qartë dhe për trajnerin Kristian Panuçi që t’i bëjë ftesë atij dhe ta grumbullojë në duelin e radhës ndaj Turqisë.

Takim ky që luhet në fund të marsit në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian. Mbrojtësi kuqezi ka pasur një kurbë në rritje dhe përmirësimi dëshmohet me lojë të mirë e madje dhe me gola që ka shënuar tek Atalanta, falë shtatlartësisë dhe intuitës që ka në zonat kundërshtare.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh