AlbanianSport.com 21.09.2015 11:15
ASNN – Jurgen Gjasula shënon dy gola në Bundesligën e dytë gjermane dhe i jep fitoren ekipit të tij. Dy gola të shënuar nga futbollisti shqiptar i dhanë fitoren Grojther-Fyrthit në Bundesligën e dytë gjermane.
Mesfushori tiranas ishte vendimtar në përmbysjen e rezultatit në fushën e Unionit të Berlinit, në suksesin e rëndësishëm 2-1. Vendasit kaluan në epërsi në pjesën e parë, por sapo nisi e dyta, Gjasula barazoi pasi ekzekutoi shumë mirë një goditje dënimi.
Golin e fitores ai e realizoi me 11-metërsh kur kishin mbetur 20 minuta deri në përfundim. Me këtë sukses, Grojter Fyrti u ngjit në vendin e 7-të në renditje me 11 pikë, me pretendime për t’u ngjitur në Bundesligë në fund të sezonit.