AlbanianSport.com 30.07.2015 20:40
ASNN – Bazeli ka fituar mbrëmë 3-1 ndaj polakëve të Leh Poznanit, në sfidën e vlefshme për turin e 3-të eliminatore të Ligës së Kampioneve, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm për kualifikimin për në fazën e “play-off”-it.
Shkëlzen Gashi e Taulant Xhaka ishin të dy titullarë, në këtë sukses që thuajse garanton kuafikimin e helvetëve. Fitorja e zviceranëve mund të kishte qenë edhe më e thellë, por Gashi ka humbur një 11-metërsh në minutën e 67-të.
Ai është ndalur nga portieri vendas dhe, në minutën e 75-të, sulmuesi kuqezi është zëvendësuar nga Kallà. Ishte pikërisht ky i fundit, i cili me një pasim të Taulant Xhakës, shënoi golin e tretë për Bazelin.
Në minutat e fundit të lojës Xhaka është ndëshkuar me karton të kuq. Gjyqtari e ka nxjerrë jashtë, edhe pse Xhaka nuk pati kontakt me kundërshtarin. Ai do t’i mungojë Bazelit në ndeshjen e kthimit javën e ardhshme në Zvicër.