Legjionarët / Fundjavë e mbarë për kuqezinjtë, 5 gola nëpër Evropë

Share Button

Shqiponja-topi

AlbanianSport.com 21.09.2015 16:15

ASNN – Gjasula, Hyka, Shala dhe Mushica shënojnë në Evropë, por munden Lorik Cana dhe Emir Lenjani. Plot pesë gola shqiptarë u shënuan këtë fundjavë. Jurgen Gjasula ishte më i miri ndër lojtarët shqiptarë në Evropë, duke tundur dy herë rrjetën në Bundesligën e dytë gjermane.

Ai i dha fitoren Grojther-Fyrthit në fushën e Unionit të Berlinit, dhe i kujtoi trajnerit të Kombëtares kuqezi, Xhovani De Biazi, se mbetet një kandidat. Berlinezët kaluan të parët në epërsi, por Gjasula realizoi në pjesën e dytë, një herë me goditje dënimi, të dytën herë me 11-metërsh.

Gol në Zvicër për Jahmir Hykën, edhe ky një tiranas. Lojtari i talentuar shënoi në përballjen e Kupës në fushën e Nojshatelit të Ksamaksit, ku ekipi i tij, Lucerna, fitoi 4-2.

Gola shqiptarë edhe në Holandë, por edhe në Republikën Çeke. Në Holandë, Milot Rashica, lojtar i përfaqësueses së Nën-21-vjeçarëve të Shqipërisë, shënoi për Vitesen në suksesin 3-0 ndaj De Grafshapit në kampionat.

Ndërsa në Republikën Çeke, Herolind Shala realizoi në fitoren po 3-0 të Sllovanit të Liberecit ndaj Pribramit. Por, kuqezinjtë kanë kaluar nga festa në hidhërim. Lorik Cana dhe Emir Lenjani kaluan një ditë të vështirë në fushën e St. Etienit, ku skuadra e tyre, Nanta, u mund 0-2 në kampionatin francez.

Mbrojtësit shqiptarë e patën shumë të vështirë të përballonin sulmuesit vendas, si Bamba në të 26-tën minutë apo Beriç në të 47-tën që shënuan edhe golat, nga një në secilën pjesë loje. Megjithatë, kjo ishte një fundjavë mjaft pozitive për kuqezinjtë e Kombëtares me klubet e tyre përkatëse.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh