AlbanianSport.com 29/06/2020 18:40
ASNN – Spikat Sadiku në Spanjë, triumfe edhe për Gjimshitin dhe Hysajn, barazim për Kumbullën. Armando Sadiku ka shënuar një tjetër gol në Spanjë me Malagën, duke iu afruar rekordit të klubit me më shumë gola të shënuar këtë sezon. Në përgjithësi ka qenë një fundjava kuqezi kryesisht pozitive për futbollistët shqiptarë anembanë Evropës. Kështu, fundjava kuqezi ka qenë kryesisht pozitive për futbollistët shqiptarë anembanë kontinentit të vjetër dhe midis tyre spikati Armando Sadiku, i cili ka shkëlqyer sërish në Ligën e 2-të Spanjolle me Malagën.
Sulmuesi kuqezi realizoi golin e dytë për andaluzianët në takimin e javës së 36-të kundër Hironës, kur shfrytëzoi saktë harkim një harkim nga e majta, duke goditur saktësisht me kokë në minutën e 49-ë. Ky është goli i 13-ë sezonal me Malagën në kampionat me Sadikun dhe ndodhet vetëm një gol larg rekordit të më shumë golave të realizuar nga një lojtar i Malagës në një sezon. Bashkë me Sadikun, në këtë takim u aktivizua edhe Keidi Bare, ndërsa duhet theksuar se të dy kuqezinjtë u ndëshkuan me karton të verdhë.
Ndërkaq, fitore arriti në Itali edhe Berat Gjimshiti, i cili luajti në 45 minutat e para të triumfit 3-2 që Atalanta arriti në fushën e Udinezes. Kjo fitore e mban skuadrën e shqiptarit në vallen për një vend në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Po në Itali, Elseid Hysaj ishte titullar në fitoren 3-1 që Napoli arriti ndaj SPAL-it, ndërsa Marash Kumbulla luajti për 45 minuta në barazimin 3-3 që Verona e tij mori ndaj Sasuolos. Sa i përket futbollistit kuqezi të Veronës, janë shtuar zërat që flasin për një marrëveshje të mundshme midis klubit aktual të Kumbullës dhe Lacios.
Sipas këtyre zërave, të dy klubet që kanë arritur një mirëkuptim në kufijtë e 20 milionë eurove për transferimin. Një tjetër futbollist kuqezi, Sokol Cikalleshi, ka qenë titullar me skuadrën e tij, Akhisarsporin, në takimin kundër Umraniesporit, takim i vlefshëm për kategorinë e dytë të futbollit turk. Ai shkoi dëm mundësinë ta ë zhbllokonte takimin në minutën e 40-të, pasi nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit. Skuadra e tij arriti sidoqoftë të merrte një fitore minimale që e mban në valle për ngjitjen në Superligën turne.
Cikalleshi ka realizuar 8 gola në 23 ndeshje gjatë këtij sezoni në nivelin e dytë të futbollit turk. Në Zvicër, këmbana turke po bien për futbollistin kuqezi, Taulant Xhaka, për të cilin raportohet se interesohet gjigantja stambollite, Fenerbahçe. Xhaka aktualisht është kapiteni i Bazelit. Një tjetër futbollist kuqezi, Florian Kamberi, ka sqaruar të ardhmen, pasi klubi që zotëron kartonin e tij, Gllasgou Rejnxhërs, ka vendosur ta lërë të huazuar tek skuadar tjetër skoceze, Hibernians.