AlbanianSport.com 20/09/2021 16:25
ASNN – Sulmi i Kombëtares shqiptare vijon të jetë në formë të shkëlqyer, me futbollistët e Shqipërisë që po tregojnë vlerat e tyre në klubet përkatëse nëpër kampionatet e vendeve të Evropës.
Pas Myrto Uzunit që shkëlqeu me Ferencvaroshin, ku shënoi 6 gola, duke barazuar rekordin e legjendës hungareze Florian Albert, pak orë më vonë ka qenë radha e Ernest Muçit, që shënoi një gol mjaft të bukur me Legian e Varshavës.
Sulmuesi kuqezi po tregon një formë shumë të mirë me polakët, teksa në ndeshjen kundër Leznas, Muçi ishte një nga protagonistët e ndeshjes, teksa në minutën e 27-të, ia doli të shënonte një gol spektakolar.
Pas një pasimi të Vieteskas, ai arriti që, duke luajtur me topin në zonën kundërshtare, të shmangë 6 futbollistë që tentuan ta pengonin për ta dërguar atë në rrjetë. Ky nuk është goli i parë për shqiptarin, pasi, deri më tani, ai ka shënuar dy gola për Legian në kampionatin polak.