AlbanianSport.com 14/03/2021 20:55
ASNN – Futbollistët e Kombëtares shqiptare të futbollit vijojnë të bëjnë paraqitje mjaft të mira me ekipet e tyre. Kësaj radhe bëhet fjalë për mesfushorin kuqezi, Endri Çekiçi, i cili ka shënuar një gol këtë të shtunë me skuadrën e Ankaragyçy, në ndeshjen kundër Gëztepesë.
Çekiçi ka marrë mjaft bukur një top në hyrje të zonës nga Kiçiu, duke e shfrytëzuar shumë mirë me të djathtën dhe ku arriti të shënojë një gol shumë të bukur. Shqiptari, i cili e nisi ndeshjen si titullar bëri një ndeshje mjaft të mirë, duke u vlerësuar edhe si një nga lojtarët më të mirë në fushë.
Endri Çekiçi ka luajtur deri tani 21 ndeshje me ekipin turk, ku në 16 ndeshje është aktivizuar që në minutën e parë dhe ka arritur të shënojë dy gola.