Adriatik Balla 09.07.2015 11:25
Talenti shqiptar, Emanuele Ndoji po kalon një periudhë prove me ekipin e parë të Romës, pas një sezoni të shkëlqyer me të rinjtë. 18-vjeçari luan si mesfushor dhe është në vëmendjen e skuadrave të Serisë B.
Lajmin e bën të ditur faqja e specializuar sportive italiane në Internet, “tuttomercatoweb.com”, ku shkruhet se klubi kryeqytetas nuk do t’i përfillë ofertat e mundshme në drejtim të tij.
Drejtuesit e Romës duan ta mbajnë talentit shqiptar, i cili ka luajtur gjithashtu edhe me përfaqësueset e moshave në Shqipëri, më saktë atë të Nën-17-vjeçarëve dhe atë të Nën-19-vjeçarëve.
Nëse Ndoji nuk kalon me ekipin e parë pas kësaj faze të shkurtër përgatitore në Pinzolo ai do të qëndrojë te skuadra e të rinjve