AlbanianSport.com 15/03/2021 18:40
ASNN – Një paraqitje të shkëlqyer ka dhuruar mbrëmjen e së dielës mbrojtësi shqiptar që luan në radhët e Napolit, Elseid Hysaj. Në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin “San Siro” kundër Milanit, Hysaj ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, duke qenë vendimtar në disa raste për gol nga ana e ekipit milanez.
Shkodrani që u hodh në fushë që në minutën e parë nga trajneri Gennaro Gattuso u vlerësua me notën 7.6 nga faqja e specializuar për statistikat, “SofaScore”, duke qenë kështu lojtari i dytë më i mirë i ndeshjes pas shkut të vet të skuadrës, portierit të Napolit, Davide Ospina.
Sipas të dhënave të marra nga kjo faqe, Hysaj ka qenë 73.7% i saktë në pasime në të gjithë ndeshjen dhe ka arritur të fitojë 7 nga 9 duele në fushën e lojës dhe 1 nga 3 duele në ajër. Në fakt, kjo ka qenë një fundjavë e kënaqshme për Kombëtaren shqiptare, me paraqitjet e mira të futbollistëve kuqezi.
Duke filluar nga mbrojtja me Elseid Hysajn, duke vijyar në mesfushë me Endri Çekiçin, i cili shënoi gol në Turqi, dhe duke mbërritur në vijën e sulmit, aty ku Myrto Uzuni shënoi golin e 9-të me Ferencvaroshin në Hungari.