AlbanianSport.com 12.02.2016 13:45
ASNN – Në këtë sezon të nivelit më të lartë të futbollit italian, Serisë A, kampionia në fuqi, Juventusi, është detyruar të bëjë rolin e rivalit kryesor Napoli në betejën për titullin “kampion”. Ndeshja e së shtunës në Torino do të jenë një provë e rëndësishme dhe për të arritur këtë sukses duhet të pengohen sulmuesit bardhezinj që të shënojnë. Lojtari më i rrezikshëm i Juventusit do të ndalet nga Elseid Hysaj. Një gjë të tillë Hysaj e bëri më së miri kur ai luante te Empoli dhe Dybala te Palermo, në sfidën për mbijetesë në Serinë A.
Mbrëmjen e së shtunës në orën 20:45 do të ketë të njëjtën detyrë, një sfidë mes futbollistëve të cilët vlerësohen si pika kyçe në ekipet e tyre. Të dy janë në ekipe të tjerë me një tjetër qëllim, titulli “kampion”. Elseid Hysaj ka zhvilluar 23 ndeshje në këtë sezon të Seriës A dhe me paraqitjet e tij, vlera në merkato ka shkuar në 20 milionë euro, sipas “Gazzetta Dello Sport”, katër herë më e lartë se ajo që pagoi Napoli për ta marrë gjatë verës nga Empoli. Kështu, Elseid Hysaj do të jetë në fushë kundër Juventusit dhe, pas Pogbasë, mbrojtësi duhet të ndalojë edhe Paolo Dibalen
Në fakt, shkodrani është zgjedhur nga e përditshmja e mirënjohur sportive italiane dhe botërore, “La Gazzeta Dello Sport” si një nga protagonistët e ndeshjes më të rëndësishme të kampionatit italian, Juventus-Napoli. Sipas saj, mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të ketë detyrën e vështirë për të ndalur sulmuesin argjentinas, Paolo Dibala. Në ndeshjen e fazës së parë, shkodranit iu desh të përballej me Pol Pogbanë. Elseid Hysaj ia doli të ndalte talentin francez, duke fituar edhe një vend të formacionin e futbollit evropian për atë jave.
Tani mbrojtësi i kombëtares shqiptare përballet me një tjetër mision të vështirë: duhet të ndalojë Paolo Dibalën, njeriun e momentit në Serinë A. Të shtunën në mbrëmje, futbollisti 21-vjeçar do të jetë në fushën e lojës në ndeshjen Juventus-Napoli, një përballje që mediat italiane kanë kohë që e cilësojnë si vendimtare titullin “kampion”. Kjo sfidë ka marrë hapësirën më të madhe të opinionit sportiv në Itali, teksa Elseid Hysaj është zgjedhur si një prej protagonistëve të saj. Prestigjozja “La Gazzetta Dello Sport” e ka cilësuar mbrojtësin shqiptar si një armë më shumë për formacionin napolitan.
Sipas të përditshmes në fjalë, futbollisti shkodran shpërbleu besimin që i dha trajneri Mauricio Sarri, që me ngulm e transferoi atë nga Empoli, skuadër me të cilën vetëm një vit më parë luftonin për të qëndruar në Serinë A. Tashmë, Hysaj është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm në ecurinë rekord të Napolit, që kryeson renditjen dhe kërkon të kthehet të titulli që i mungon që nga koha e Diego Armando Maradonës. Kundër Juventusit do të jetë një përballje direkte dhe sipas “La Gazzetta Dello Sport” do t’i takojë Elesid Hysaj të ndalojë futbollistin më të rëndësishëm te kundërshtarët, që është argjentinasi Paolo Dibala.
Ky do të jetë një tjetër test force por edhe konfirmimi për futbollistin shqiptar që po bën një sezon prej protagonist në kampionatin italian.