Adriatik Balla 15.05.2015 13:55
Mbrojtësi shqiptar i Empolit, Elseid Hysaj, e ka prekur topin 2374 herë gjatë aktivizimeve të tij në këtë sezon të nivelit më të lartë të kampionatit italian të futbollit, në Serinë A.
Lojtari që ka “monopolizuar” topi vjen po nga Empoli: Mirko Valdifiori, me 3,020 kontakte. Në këtë listë specifike janë edhe lojtarë të Interit, Juventusit, Palermos, Lacios dhe Atalantës.
Ja renditja e lojtarëve që e kanë prekur më shumë topin në Serinë A, e përpiluar nga faqja e njohur sportive italiane, Goal.com:
- Mirko Valdifiori (Empoli) 3020 topa të prekur.
- Geri Medel (Inter) 2887
- Miralem Pjaniç (Roma) 2568
- Klaudio Markizio (Juventus) 2491
- Luka Cigarini (Atalanta) 2463
- Elseid Hysaj (Empoli) 2374
- Matias Vecino (Empoli) 2369
- Franko Vaskez (Palermo) 2368
- Lukas Bilia (Lacio) 2350
10. Huan Hezus (Inter) 2347