AlbanianSport.com 24.10.2015 17:05
ASNN – Sulmuesi nga Durrësi, Edmond Kapllani, ka rezultuar vendimtar me ekipin e tij, FSV Frankfurtin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të, të Bundesligën e 2-të gjermane.
Futbollisti shqiptar ka shënuar një gol vendimtar në sfidën ndaj Bokumit, duke i dhënë 3 pikë me vlerë skuadrës së tij. Ekipi ku aktivizohet 33-vjeçari ishte në disavantazhin e 2 golave pas përfundimit të pjesës së parë.
Por FSV-ja ka arritur të përmbysë gjithçka në pjesën e dytë të sfidës. Kur ndeshja ishte në shifrat 2-2, në minutën e 83-të trajneri i Frankfurtit hedh në fushë sulmuesin shqiptar të skuadrës së tij.
Dhe, vetëm 3 minuta më vonë, Kapllani realizon golin e fitores duke ngritur peshë të pranishmit në stadium. Me këtë fitore, Frankfurti ngjitet në vendin e 9-të të renditjes së Bundesligës së dytë gjermane, në kuotën e 17 pikëve.