AlbanianSport.com 18.01.2017 11:55
ASNN – E ardhmja e mbrojtësit të Kombëtares kuqezi, Arlind Ajetit, është gjithmonë e më larg Torinos.
Mbrojtësi shqiptar nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mihajloviç dhe për këtë arsye po mendon largimin në janar.
Për Ajetin mësohet se, së fundmi, ka shfaqur interes skuadra e Palermos, e cila e synon lojtarin në formë huazimi.
por vendimtare do të jetë edhe dëshira e Ajetit që dëshiron të konsumojë të gjitha mundësitë te Torino për një vend titullari.
Ajeti u transferua gjatë muajve të verës te skuadra torineze me parametra zero, pas një sezoni të sukseseshëm në radhët e Frosinones.