AlbanianSport.com 27.10.2014 19:05
ASNN – Sulmuesi shqiptar, Edgar Çani, shënoi golin e tij të parë të sezonit në Serinë B në Itali.Lojtari 25-vjeçar, që ka qenë vazhdimisht pjesë e Kombëtares, realizoi në fitoren 3-1 të Katanias në fushën e saj ndaj Viçencës. Goli i tij ishte i rëndësishëm sepse e kaloi Katanian në epërsi 1-0.
Çani shpreson që ky gol ta ndihmojë që të lerë pas periudhën e vështirë që kaloi kohët e fundit dhe ai të kthehet në ekipin përfaqësues.Kështu, shtatlarti është rikthyer te goli pas disa muajsh. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e parë në fitoren 3-1 të Katanias ndaj Viçencës e vlefshme për javën e 10 të Serisë B.
Ky sukses është tepër i çmuar për skuadrën siçiliane që po kalon momente të vështira, pasi ndodhet në vendin e 20-të, pozicion që e zbret nga kategoria. Megjithatë kampionati është ende i gjatë. Edgar Çani u rikthye përsëri te Katania pasi u huazua te Bari për gjysmë sezoni.