AlbanianSport.com 09.02.2016 07:05
ASNN – Edgar Çani është rikthyer te goli pas gati 5 muajsh pritje. Sulmuesi shqiptar ishte protagonisti absolut në fitoren 2-0 të Pizës, në derbin me Arecon, në takimin e vlefshëm për javën e 21-të të Lega Pro.
Ish-futbollisti i Kombëtares realizoi të dy golat në këtë sukses që e mban Pizën në zonën e “play-off”-it, për t’u ngjitur në Serinë B.
Edgar Çani shkon në kuotën e tre golave në këtë sezon të vështirë me Pizën. Ekipi i drejtuar nga Xhenaro Gatuzo ndodhet në vendin e dytë në Grupin B, në kuotën e 38 pikëve.