AlbanianSport.com 14.08.2015 08:50
ASNN – Edgar Çani kërkohet nga ekipe të Serisë B në Itali. Krotone e Ternana janë në gjurmët e sulmuesit shqiptar. Çani është nën kontratë me Katanian deri në qershor të 2018, ndonëse kjo skuadër tashmë ka rënë në Lega Pro për shkak të fiksimit të rezultateve nga presidenti Pulvireti.
Dhe është rikthyer te skuadra siciliane pas huazimit te Lidsi, një përvojë jo e mirë për të. Megjithatë Çani nuk është shfaqur entuziast, kjo dhe sipas mediave italiane. 26-vjeçari do të vlerësojë në ditët në vazhdim të gjitha ofertat për të vendosur se ku do të vijojë karrierën e tij.
Edgar Çani është aktivizuar me shumë ekipe në Itali, por ka luajtur edhe në Poloni dhe së fundi në Angli. Ai ka kaluar pjesën më të madhe të kohës në huazim, ndërsa tashmë ka refuzuar të jetë pjesë e Krotones dhe Ternanës. E prej kohësh ai nuk është as pjesë e kombëtares së trajnerit De Biazi.