AlbanianSport.com 02.10.2015 13:25
ASNN – Lorik Cana do jetë gati për Serbinë. Mbrojtësi grumbullohet me Nantën për ndeshjen e kampionatit. Kështu, lajme të mira vijnë për kombëtaren e Shqipërisë. Lorik Cana do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Serbisë më 8 tetor.
Konfirmimi vjen pasi kapiteni është grumbulluar me Nantën për ndeshjen e së shtunës që kjo skuadër do të luajë kundër Nisës në kampionatin francez. Cana kaloi me sukses edhe testet e fundit pas dëmtimit që pësoi në mesjavë gjatë sfidës kundër Lilës në Ligën 1.
Nuk është sigurt nëse mbrojtësi do të luajë të shtunën, por pozitiv është fakti që ai është pjesë e skuadrës dhe deri në ndeshjen kundër Serbisë do të ketë më shumë kohë në dispozicion për t;u rikuperuar.
Lorik Cana e paralajmëroi praninë e tij në sfidën e rëndësishme të 8 tetorit me një foto në adresën e tij në “Twitter” ku shkruante “Do të takohemi së shpejti”.