Legjionarët / Dueli “Ajeti”, kur vëllai i vogël të nxjerr shpatullën vendit…

Share Button

AlbanianSport.com 29/10/2018 14:10

ASNN – Duel brenda familjes Ajeti, vëllai i vogël Albiani i nxjerr shpatullën vendit vëllait të madh Arlindit. Gras’hopersi u përball me Bazelin dhe humbi 1-3, por më shumë se ndeshja në kampionatin zviceran, bëri bujë fakti se u përballën me njëri-tjetrin vëllezërit shqiptar Ajeti. Nga njëra anë mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë dhe mbrojtësi i Grasshopersit, Arlind Ajeti, e nga ana tjetër vëllai i tij Albian Ajeti, që është sulmues i Bazelit dhe përfaqësueses së Zvicrës.

Dy vëllezër kundër njëri-tjetrin, njëri mbrojtës me qëllim për të ndalur sulmuesin që ishte vëllai i tij. Dhe kjo përballje ka rezultuar me pasoja, pasi mbrojtësi i Shqipërisë ka përfunduar me shpatull të nxjerrë nga vendi, duke bërë që të pësojë një dëmtim që e lë jashtë fushave për disa muaj. Siç shprehen mediat zvicerane, pasojat e asaj përplasje me vëllanë kanë qenë të rënda, pasi dëmtimi kërkon një ndërhyrje kirurgjikale që do të kryhet sot, ndërkohë që lojtari mund të kthehet në fushë vetëm gjatë vitit 20189.

Për këtë vit ai e mbyll historinë, sepse dëmtimi është serioz. “Kjo është një situatë e sikletshme, më vjen shumë keq për vëllanë tim. Nuk është aspak e bukur të nxjerrësh shpatullën. Unë uroj që të kthehet sa më shpejt”, ishin fjalët e Albian Ajetit pas ndeshjes, kur u shfaq para medieve përkrah vëllait të tij. “Nëse futbolli do të dëshirojë, ne do të takohemi përsëri 20 herë, 2 herë apo asnjëherë. Por kur të ndodhë, më mirë të evitojmë pak më shumë njëri-tjetrin”, – shtoi ai.

Nga ana tjetër, vetë Ajeti i Kombëtares së Shqipërisë, e ka përjetuar keq këtë sfidë, jo për shkak të dëmtimit. “Deri tani kemi qenë gjithmonë bashkë. Tani të luash kundër vëllait tënd nuk është aspak e këndshme”, – theksoi mbrojtësi kuqezi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh