Legjionarët / Dëmtohet Taulanti, rrezikon të humbë derbin “Xhaka” në Evropian

Share Button

Xhaka-Brothers

AlbanianSport.com 04.05.2016 18:20

ASNN – Taulant Xhaka do të pushojë për disa javë, për shkak të një lëndimi në takimin me Sionin pak ditë më parë. Ai u zëvendësua gjatë ndeshjes për shkak të probleme muskulore. Lajmin e bën të ditur klubi i Bazelit me një njoftim në faqen zyrtare në internet.

Pritet të shikohet koha e saktë e rikuperimit në prag të Evropianit. Kombëtarja do të nisë grumbullimin më 23 maj 2016 në Austri, ndërsa ndeshja e parë do të jetë më 11 qershor 2016 ndaj Zvicrës në Lens. Kështu, mesfushori i njohur shqiptar, Taulant Xhaka, rrezikon të mungojë në Kampionatin Evropian 2016.

Xhaka ka pësuar një dëmtim në fundjavë, i cili rezultoi të ishte më shqetësues nga sa u mendua fillimisht. Pasi festoi titullin e 7-të radhazi kampion të Zvicrës, klubi i Bazelit njoftoi zyrtarisht se mesfushori shqiptar do të qëndrojë disa javë larg fushave, por pa specifikuar saktë afatin kohor.

Pas vizitave mjekësore, vetë 25-vjeçari bëri të ditur se do të qëndrojë 4 javë jashtë fushave të lojës, por frika është se Taulantit mund t’i nevojitet edhe më tepër kohë për të qenë gati për ndeshjet në Grupin A të Euro 2016. Mungesa në ndeshjet miqësore që Shqipëria do të zhvillojë para Euro 2016 duket e sigurt për Xhakën.

Gjithashtu, ai do t’i mungojë edhe Bazelit në ndeshjet e mbetura për këtë sezon. Mungesa njëmujore nga fushat e blerta, do të thotë se lojtari që cilësohet edhe si shpirti i mesfushës kuqezi, duhet të jetë i rikuperuar një javë përpara ndeshjes së 11 qershorit, ku Shqipëria debuton në Euro 2016 përballë Zvicrës. Taulant Xhaka beson se do të luajë në duelin përballë vëllait të tij, Granitit.

Por, deri në atë kohë, Kombëtarja shqiptare mban frymën dhe pret me ankth lajme pozitive.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh