AlbanianSport.com 04/01/2019 23:35
ASNN – Kryendeshja e ligës së dytë të kampionatit spanjoll, Granada-Albasete, përfundoi në mënyrë dramatike për sulmuesin shqiptar Rei Manaj, i cili pësoi një dëmtim horror në pjesën e parë të takimit. Manaj ishte titullar në këtë ndeshje dhe në minutën e 30-të pëson një ndërhyrje “horror” nga një prej mbrojtësve kundërshtarë. Lojtari i Granadës nuk kishte qëllim të dëmtonte Manajn, sepse ishte me shpinë, por Manaj po ndiqte aksionin dhe e rrëmben topin me kokë.
Futbollisti kundërshtar ngriti këmbën të shkelmonte fort topin dhe në vend të sferës godet në kokë sulmuesin kuqezi, duke e shtrirë pa ndjenja në fushë. U desh ndërhyrja e menjëhershme e stafit mjekësor, dhe Manaj doli me barelë nga fusha e më pas përfundoi direkt në spital në gjendje të rëndë. Në pushimin midis dy pjesëve të lojës, reagoi edhe vetë klubi spanjoll, me një njoftim të shkurtër në faqen zyrtare të tij. në njoftim thuhet se Manaj ka pësuar trauma në kokë dhe se ndodhet në spital.
Gjendja ishte e frikshme, ndërsa tifozët kanë treguar solidaritet me sulmuesin shqiptar, ndërkohë që kanë reaguar ashpër ndaj gjyqtarit të takimit, që ndëshkoi vetëm me karton të verdhë Sançezin, lojtarin e Granadës që goditi me shkelm Manajn. “Rei Manaj është transferuar në spitalin ‘PTS’, – shkruan faqja zyrtare e klubit të Albasetes, – për t’iu nënshtruar testeve të ndryshme që diagnostikojnë shtrirjen e traumës në kokës që pësoi pas goditjes së marrë gjatë ndeshjes.”
Shpresohet që Manaj ta kalojë pa probleme këtë situatë, e cila duket serioze, ndërkohë që mund të mungojë shumë kohë si pasojë e një goditjeje delikate, një mungesë që mund të ndikojë dhe në Kombëtare për ndeshjet eliminatoret të muajit mars në kuadër të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian.