Gjergj Vyshka 07.12.2015 18:45
Istanbul Bashakshehir ka fituar dje 2-0 ndaj Gençlerbirligisë, në kuadër të kampionatit turk, teksa sulmuesi kavajas ka luajtur për 73 minuta, por nuk ka arritur që të lërë gjurmë.
Madje, për ironi të fatit, sapo lojtari i kombëtares ka dalë nga fusha e blertë, u realizuan edhe dy golat e ekipit të Stambollit. Me këtë fitore Bashakshehiri qëndon në zonën e kupave të Evropës.
Ndërkohë, gara për titullin është e vështirë dhe po diskutohet midis rivaleve stambollite, Beshiktashit dhe Fenerbahçes.