AlbanianSport.com 05/12/2018 15:40
ASNN – “Çellsi dhe Napoli po përpiqen të gjejnë një marrëveshje në lidhje me Elseid Hysajn”. Kështu shkruan sot “Calciomercato.it”, duke pretenduar se në marrëveshjen e verës mes dy klubeve kanë qenë të përfshirë vetëm trajneri Mauricio Sarri dhe futbollisti brazilian Zhorzhinjo.
Në marrëveshjen e verës midis dy klubeve i ndalohej Çellsit të këmbëngulte për lojtarë të tjerë dhe Hysaj mbeti “pezull”, për shkak se Napoli vuri “veton” kundër. Me ardhjen e Ançelotit dhe qëndrimin gjithnjë e më shumë në stol, për Hysajn kanë nisur sinjalet e merkato.
Çellsi është duke monitoruar situatën, pasi Sarri e kërkon mbrojtësin e kombëtares kuqezi tek blutë e Londrës. Pra Çellsi është gati ta shkelë marrëveshjen me Napolin dhe të nisë tentativën për të sjellë Hysajn në kryeqytetin anglez. Kontrata e Hysajt me Napolin përfundon në vitin 2021.
Dhe shkodrani ka një klauzolë lirimit nga klubi napolitan që shkon në 50 milionë Euro, një shumë e madhe për klubet që e duan atë. Megjithatë, sipas “Calciomercato”, Çellsi i ka nisur bisedimet me Napolin për mbrojtësin shqiptar. Mësohet se londinezët janë duke negociuar për uljen e çmimit.
Si fillim synohet që Hysaj të shkojë në Londër në formë huazimi për gjashtë muaj, me të drejtën e kthimit sërish tek Napoli në fund të sezonit. Një marrëveshje e prerë dhe e suksesshme duke e vështirë të arrihet, por diskutimet mes Napolit dhe Çelsit për Elseid Hysajn pranohet dhe në median italiane se kanë nisur tashmë.