AlbanianSport.com 03.01.2015 13:05
ASNN – Edgar Çani është sulmuesi më i ri i Lids Junajtid. Lajmi është konfirmuar nga si nga mediat italiane, ashtu edhe nga ato angleze, sipas të cilave, shqiptari ka udhëtuar që të dielën pasdite në Angli për të firmosur kontratën e tij të re. Të hënën, ai ka dalë para mediave për të bërë prezantimin e parë si lojtar i kësaj skuadre.
Klubi anglez arriti ta bëjë të vetin shqiptarin pas një “lufte” me Barin, pasi, në mëngjes, Çani ka qenë një hap larg rikthimit te Bari, klub tek i cili luajti vjet gjatë pjesës së dytë të sezonit. Por, në orët e pasdites, erdhën edhe zhvillimet e reja dhe shtatlarti i sulmit kuqezi ka dhënë edhe përshtypjet e para në klubin e ri.
Përforcimi i fundit i Lidsit, Edgar Çani, është i vendosur të shkëlqejë në “Eland Roud” dhe deklaruar se nuk ka menduar dy herë kur e kuptoi se klubi anglez po e kërkonte. “Kam dëgjuar para një muaji se Lidsi po më kërkonte”, – deklaroi 25-vjeçari, pasi iu bashkua klubit të “Çempionship”-it si huazim nga Catania deri në fund të sezonit.
“Isha mjaft i lumtur për këtë dhe jam mjaft i lumtur që jam këtu”, – vijoi Çani, i cili ka munguar në Kombëtaren kuqezi për mungesë të qëndrueshmërisë me skuadra e tij. – Mendoj se ky është një klub i madh. Ne duhet të vazhdojmë me këtë ritëm, si në dy ndeshjet e fundit, të cilat i fituam. Unë dua të luaj dhe të bëj sa më shumë që mundem për ekipin.”