Legjionarët / Besart Berisha nuk e fsheh: Dua të luaj në Evropian!

Share Button

Besart-Berisha-Lorik-Cana

AlbanianSport.com 07.01.2016 14:40

ASNN – Besart Berisha i është vetë-ofruar Kombëtares shqiptare për Evropianin e Francës. Sulmuesi prishtinas i kishte refuzuar kuqezinjtë gjatë eliminatoreve, për shkak të largësisë, por tashmë që ekipi i Xhovani De Biazit e ka prerë biletën për “Euro 2016”, futbollisti kosovar është gati, nëse e merr ndonjë ftesë nga trajneri italian. “Për momentin nuk kam dëgjuar asgjë, – u shpreh Berisha për mediat australiane, i pyetur sërish mbi këtë temë. Por, nëse do ta kem rastin të luaj në Evropian, mendoj se çdo lojtar do të donte ta bënte këtë.”

Ish-futbollisti i Hamburgut ishte pjesë e Kombëtares para disa vitesh, por pasi ishte transferuar në Australi, nuk u është përgjigjur më ftesave. 30-vjeçari ka luajtur 17 ndeshje me kuqezinjtë, për të cilët për herë të fundit ishte aktivizuar në vitin 2009, kur Shqipëria kishte dështuar të kualifikohej në Botërorin 2010. Tashmë, topi është tek trajneri De Biasi, nëse vendos ta thërrasë atë apo jo. Por një gjë e tillë duket se ka pak gjasa të realizohet.

Kjo, pasi, duke folur për AlbanianSport.com në ditët e para të dhjetorit, trajneri i Kombëtares, Xhovani De Biazi, i pati mbetur besnik idesë se në Evropianin e vitit të ardhshëm do të shkojë me grupin që ka në dispozicion. I pyetur në një komunikim elektronik me AlbanianSport.com, mbi deklaratat e Berishës se italiani e ka telefonuar vazhdimisht për të ardhur në Kombëtare që nga vitit 2011-të, kur u zhvendos në Australi, De Biazi është përgjigjur se ka 3 vjet që nuk ka biseduar me ish-sulmuesin e Hamburgut.

Ai ka lënë të nënkuptohet se tashmë për të, ky është një kapitull i mbyllur. Në përfundim, 60-vjeçari italian me pasaportë shqiptare nuk ka pranuar të komentojë nëse Besart Berisha do të ishte zgjidhja e sulmit për Shqipërinë, e cila, midis 24 përfaqësueseve finaliste të Francë 2016, ishte skuadra që shënoi më pak gola gjatë Eliminatoreve. Besart po luan me sukses në futbollin australian në vitet e fundit. Fillimisht, për tri sezone ishte pjesë e Brisbejn Roarit, e tashmë është në sezonin e dytë me Melbërn Viktori.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh