AlbanianSport.com 24/10/2018 20:55
ASNN – Ishte kryegolashënues në Australi, Besart Berisha ende nuk asnjë gol në Japoni. Golashënuesi më i mirë në histori të Ligës A në Australi, Besart Berisha, u largua nga Mellbërn Viktori këtë verë, për të përfunduar tek klubi japonez i Sanfrisë Hiroshima në qershor.
Por futbollisti nga Kosova nuk po e gjen veten në ekipin e ri, edhe pse skuadra në fjalë renditet në vendin e dytë në ligën kryesore japoneze. Shifrat flasin më mirë, pasi Berisha ka luajtur vetëm pesë ndeshje si zëvendësues, asnjë si titullar dhe nuk ka shënuar ende asnjë gol për skuadrën e re.
Ai është mërzitur dhe duket se është penduar për lëvizjen, por nuk di si të veprojë pasi ka nënshkruar kontratë me klubin japonez. Ndërkohë, ish-trajneri i tij tek Sentrëll Kost ka zbuluar mundësinë e kthimit të tij në Australi. “Ne kemi folur me menaxherët e Berishës”, – tha ai.
“She ai ka thënë “faleminderit për ofertën, do të kthehesha të luaj me Merinërs, por kam kontratë në Japoni dhe të shohim se çfarë do të ndodhë, – shtoi Mallvi. – Ka qenë futbollist i imi në Brisbejn dhe ishte një djalosh fantastik. Nuk i interesonte nëse shënon gola, ai donte të fitonte.”
Mbetet për t’u parë sesa do të konkretizohet mundësia e e kthimit të Berishës në Ligën A të Australisë, por për momentin këmbët e tij janë “të lidhura” në Japoni.